Leo Messi, i jashtëzakonshëm, ylli argjentinas ka rikthyer veten në garën për “Topin e Artë”
Herën e fundit që Lionel Messi (39 vjeç) u shfaq në listën e ngushtë prej tridhjetë lojtarësh për “Topin e Artë” ishte në vitin 2023.
Atë vit, ai e fitoi trofeun për herë të tetë në karrierën e tij të shkëlqyer, si shpërblim për fitoren e tij të parë me Argjentinën të Kupën e Botës, e arritur në nëntor 2022 në Katar.
Për shkak të transferimit të tij te Inter Miami, ku ai nënshkroi në korrik 2023, argjentinasi nuk u konsiderua për dy edicionet e fundit, të fituara nga Rodri në vitin 2024 dhe më pas nga Ousmane Dembélé në vitin 2025. Kjo pavarësisht fitores së Argjentinës në Copa America 2024.
Aktualisht, para finales të së dielës Spanjë-Argjentinë, kapiteni i Albilestëve, ka befasuar me perfomancën e tij. Ai jo vetëm është golashënuesi i mirë i Botërorit me 8 gola, jo vetëm ka udhëhequr Argjentinën, por Leo Messi është shpallur dhe katër herë “Lojtari më i mirë i ndeshjeve”.
Por këtyre, nëse do t’i shtojmë të dielën edhe trofuen e Kupës së Botës për herë të dytë radhazi, a mund ta përjashtojmë kandidaturën e yllit argjentinas nga fitimi i “Topit të Artë”, që do të ishte i nënti në karrierën e tij?
“Malvinas janë argjentinas”, Britania thirrje FIFA-s të hetojë Argjentinën për banderolën që shfaqën lojtarët
Pickford harroi shishen e ujit në fushë, reagimi i lojtarëve të Argjentinës pasi gjetën shënimet sekrete për penalltitë (VIDEO)
Argjentina përmbys Anglinë 2-1 dhe siguron finalen e Kupës së Botës
- 19:21 Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
- 19:13 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 19:08 Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare
- 19:06 Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL
- 18:51 Shqipëria një hap larg kalimit në euro
- 18:50 43 persona humbën jetën nga shembja e urës në Gjenova, ish-drejtori i autostradave italiane dënohet me 12 vite burg