Prindërit e gazetarit bjellorus thirrje ndërkombëtarëve për liruar djalin nga burgu
Prindërit e Roman Protasevich, gazetarit bjellorus, i cili u ndalua në Minsk, pas devijimit të detyruar të një fluturimi Ryanair të dielën, i kanë bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të bëjë më shumë për të ndaluar taktikat e “këqija” të Aleksandër Lukashenkos dhe për të shpëtuar djalin e tyre.
Duke folur në një konferencë për shtyp të enjten, prindërit e Protasevich, Natalia dhe Dmitry Protasevich, thanë se ata janë të sigurt që djali i tyre po torturohet dhe u kërkuan udhëheqësve në të gjithë botën të rritnin sanksionet kundër Bjellorusisë dhe të kërkonin lirimin e Roman.
“Është një situatë e tmerrshme në të cilën ne ndodhemi. Gjithçka që ai donte, ishte që të ndihmonte vendin e tij, bashkëqytetarët e tij. Ne kërkojmë mbështetjen tuaj në përhapjen e këtij informacioni”, tha znj. Protasevich.
“Ju mund të shihni në video se si djali im është torturuar”, shtoi ajo.
“Unë e njoh djalin tim. Unë i njoh tiparet e tij. Sigurisht, unë nuk jam një kirurge ose mjeke për të dhënë pretendime të mëdha, por unë mund të shoh nën pundrën që ishte vendosur mbi të. Ndoshta hunda e tij ishte thyer. Ai kishte një shenjë në qafën e tij”, u shpreh ajo më tej.
Për sa janë në dijeni prindërit e Protasevich, gazetarit të ndaluar nuk i lejohet të ketë vizitorë, përfshirë mjekë.
Protasevich, një disident i mërguar dhe kritik i hapur i regjimit të Lukashenkos dhe e dashura e tij, Sofia Sapega, u arrestuan në Minsk pasi aeroplani i tyre u ul në Bjellorusi.
Zyrtarët kanë pohuar se avioni u ul, pasi u dyshua për një sulm me bombë.
Sidoqoftë, asnjë provë nuk është siguruar për të mbështetur atë pretendim dhe udhëheqësit ndërkombëtarë kanë akuzuar Bjellorusinë për kryerjen e një mashtrimi me qëllim për të arrestuar gazetarin.
LEXONI GJITHASHTU:
Në mesin e tensioneve me Perëndimin, Lukashenko takohet me Putin në Rusi
Arrestimi i gazetarit Roman Protasevich, Lukashenko kritikon Perëndimin
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë