Parisi përkujton 10-vjetorin e sulmeve të 13 nëntorit me 132 humbje jete
Franca shënon të enjten dhjetëvjetorin e sulmeve terroriste të 13 nëntorit 2015 në Paris, ku humbën jetën 132 persona dhe mbi 400 të tjerë u plagosën.
Sulmet e koordinuara, të kryera nga persona të armatosur, goditën restorante, bare, sallën e koncerteve Bataclan dhe Stade de France, në atë që mbetet ngjarja më e rëndë në territorin francez që nga Lufta e Dytë Botërore.
Aktivitetet përkujtimore do të zhvillohen gjatë gjithë ditës në kryeqytetin francez, me pjesëmarrjen e Presidentit Emmanuel Macron, kryebashkiakes Anne Hidalgo, si dhe familjarëve e miqve të viktimave.
Ceremonitë do të nisin në Stade de France në orën 11:30 me një minutë heshtje, për të vijuar më pas në vendet e tjera të sulmeve:
-
12:30 – te Le Carillon dhe Le Petit Cambodge në arrondissementin e 10-të;
-
13:00–13:50 – në arrondissementin e 11-të, në Bonne Bière, ish-restorantin Comptoir Voltaire dhe Belle Équipe;
-
18:00 – ceremoni përmbyllëse në Jardin du 13-Novembre, një kopsht i ri përkujtimor ku janë gdhendur emrat e 132 viktimave.
Qytetarët janë ftuar të vendosin qirinj e lule në Place de la République, ndërsa Kulla Eiffel do të ndriçohet pas perëndimit të diellit me ngjyrat e flamurit francez, si simbol i unitetit kombëtar.
Gjithashtu, në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës mes Francës dhe Ukrainës në Parc des Princes, do të mbahet një minutë heshtje në nderim të viktimave të 13 nëntorit.
LEXONI GJITHASHTU:
Plazhet publike me pagesë, Ministri Gonxhja: Disa janë tarifuar 1 mijë lekë të reja, lidhet me kostot e larta të mirëmbajtjes
Indeksimi i pensioneve, ministrja Ibrahimaj: Nga data 1 korrik, 900 mijë pensionistë përfitojnë nga rritja me 2.7%
Konfederata Evropiane e Sindikatave kërkon ligj që përcakton temperaturën maksimale për të punuar
- 17:09 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 589
- 17:01 Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100,000 vende pune dhe ndoshta të mbyllë fabrikat
- 16:47 Departamenti i Thesarit i SHBA-së heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës pas tërmetit
- 16:45 Një tërmet i fuqishëm godet Japoninë, sa ishte magnituda
- 16:42 Tërmete të reja të forta në Japoni dhe Filipine
- 16:39 Plazhet publike me pagesë, Ministri Gonxhja: Disa janë tarifuar 1 mijë lekë të reja, lidhet me kostot e larta të mirëmbajtjes