BBC kërkoi falje, Trump: E pamjaftueshme, do të ndërmerren veprime ligjore

15 Nëntor 2025 | 08:45

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u tha gazetarëve të premten se planifikon të ndërmarrë veprime ligjore kundër BBC-së javën e ardhshme, duke kërkuar dëmshpërblim që mund të arrijë deri në 5 miliardë dollarë. Ai u tha gazetarëve në Air Force One se BBC ka pranuar se kanë kryer mashtrim dhe DR kanë ndryshuar fjalët që kanë dalë nga goja e tij.

Trump tha se rasti kishte zemëruar popullin britanik, duke e portretizuar BBC-në si një agjenci lajmesh të rreme. Ai tha gjithashtu se planifikonte ta ngrinte çështjen me kryeministrin britanik Keir Starmer.

“Do ta telefonoj gjatë fundjavës. Ai më telefonoi vetë. Është shumë i turpëruar”, tha ai.

Trump tha se kërkimfalja e BBC-së ishte e pamjaftueshme, duke thënë se ka prerë dy pjesë të fjalimit që janë pothuajse një orë larg njëra-tjetrës, duke dhënë përshtypjen e gabuar se ai kishte mbajtur një fjalim agresiv që çoi në trazira.
BBC, në një letër drejtuar Shtëpisë së Bardhë, shprehu keqardhje për mënyrën se si redaktoi një pjesë të fjalimit të Trump në dokumentarin “Trump: Një shans i dytë?”, por theksoi se nuk kishte bazë ligjore për një padi për shpifje.

Dokumentari, i transmetuar para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024 në SHBA, përfshinte një përmbledhje të tre segmenteve të fjalimeve të Trump nga 6 janari 2021, duke krijuar përshtypjen se ai po i nxiste mbështetësit e tij të sulmonin Kapitolin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026