Trump bisedime me Tajlandën dhe Kamboxhian për t’i dhënë fund përplasjeve kufitare

15 Nëntor 2025 | 10:12

Shtëpia e Bardhë njoftoi të premten se presidenti amerikan, Donald Trump pati biseda telefonike me Tajlandën dhe Kamboxhian në një përpjekje për të zgjidhur konfliktet e tyre të fundit. Një zyrtar i lartë i administratës amerikane shtoi se Trump është gjithashtu në kontakt me Malajzinë për të ndihmuar në përfundimin e dhunës.

Tajlanda njoftoi të martën se po pezullonte një marrëveshje armëpushimi me Kamboxhian, e cila u nënshkrua nga Trump në fund të tetorit, pas një shpërthimi mine tokësore në një zonë kufitare.

Ministria e jashtme e Kamboxhias shprehu shqetësim të thellë në lidhje me vendimin e Bangkokut, ndërsa mohoi akuzat se kohët e fundit kishte vendosur mina përgjatë kufirit tajlandez.

Marrëveshja e armëpushimit i dha fund pesë ditëve luftimesh midis dy fqinjëve, në të cilat të paktën 43 persona u vranë dhe më shumë se 300,000 civilë u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Që kur armëpushimi hyri në fuqi, të dy vendet kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit të rënë dakord. Analistët politikë thonë se një marrëveshje gjithëpërfshirëse paqeje që do të zgjidhte mosmarrëveshjen e gjatë kufitare midis dy mbretërive është jashtëzakonisht e vështirë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026