Historia e një vajze polake, Helena Kadare prezanton librin “Një Grua e Lirë”
Helena Kadare prezantoi librin e saj të ri, “Një Grua e Lirë”, një vëllim që kombinon kujtime, ndjenja dhe reflektime personale.
Teksa flet për librin, Kadare thotë se nuk ka qenë një grua e lirë, ndonëse personazhi i veprës është një vajzë polake.
“Nuk kam qenë fëmija i lirë, më ka penguar sistemi, por edhe koha. Megjithatë, gjithmonë kam qenë e përkushtuar të ndihmoja Kadarenë; të gjithë librat e tij kanë kaluar në duart e mia”. thotë Helena Kadare.
Ajo tregon se ka botuar dy vëllime para demokracisë, por kur i ka rilexuar, 70% e tyre nuk i kanë pëlqyer.
“Kisha botuar dy vëllime në kohën para demokracisë, kur i lexova 70% të tyre nuk më pëlqyen. Pjesën tjetër e kam shtuar këtë vitin e fundit. Jam tema të ndryshme që kanë ndodhur kur kam udhëtuar vitin e fundit, cfarë kam parë, janë kaq shumë tema që kam dashur ti shkruaj sa nuk arrita ti bëj dot sepse nuk kisha një gjendje shpirtërore shumë të mirë. Një grua e lirë është ajo që bën çfarë ka dëshirë dhe nuk është e imponuar nga dikush tjetër. Për mua kjo ka qenë një sfidë, sidomos kur shikoja se Ismaili nuk e pëlqente diçka, e zhdukja atë menjëherë nga teksti,” rrëfen Helena Kadare, duke hedhur dritë mbi procesin e saj krijues.
Protagonistja e tregimit “Gruaja e lirë” është një vajzë polake që autorja e ka takuar në Francë dhe është njohur me historinë e jetës së saj, një histori që padyshim e ka ngacmuar shkrimtaren.
Një detaj që të ngacmon është që ajo e zhvesh veten përpara lexuesit si Helena dhe jo si bashkëshortja e Ismail Kadares, e për këtë bie në mendime.
“Ismaili nuk ka qenë kur kam bërë tregimet e fundit dhe kjo ka qenë një lloj lirie, sepse gjithmonë kisha frikën se çfarë do të mendojë ai, kur e shikoja që lëvizte fytyrën me pakënaqësi, e zhdukja në moment tekstin”, thotë ajo.

Përkujtohet 90-vjetori i lindjes së akademikut Rexhep Qosja, Kurti: Pa të, kultura jonë do të ishte më e varfër
Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
Dorëshkrimi i panjohur i Mozartit zbulohet në Francë, shtatë vepra të reja dëgjohen për herë të parë
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit