Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit, shfaqen në Pogradec veprat 30 artistëve të huaj
Pogradeci mirëpriti për herë të parë Festivalin Ndërkombëtar të Akuarelit, një event kulturor që bashkoi artistë nga më shumë se 30 vende të botës.
Sipas organizatorëve, qyteti ka potencialin për të zhvilluar këtë festival në përmasa edhe më të mëdha në të ardhmen.
“Pogradeci ka të gjitha mundësitë për të realizuar një festival të tillë në një shkallë më të gjerë”, thotë organizatori Armand Xhika
Artistët e huaj, shumica duke vizituar qytetin për herë të parë, u shprehën të mahnitur nga bukuria dhe frymëzimi që ofron Pogradeci.
“E pëlqej këtë qytet, më tepër i zhvilluar se sa mendoja. Sot pikturoja një pamje fantastike, një nga më të bukurat që kam vizatuar ndonjëherë. Ky event ngre zonën dhe promovon turizmin”, thotë autori indian Hamit Kappor
“Ky është qyteti i artit, e mbështet artistët dhe më ndjen nder të jem pjesë e këtij festivali. Pogradeci mund të bëhet qendër arti në Shqipëri”, thotë autori turk Atanur Dogan.
“Është nder të jesh këtu. Akureli erdhi në këtë qytet dhe na keni mikpritur me ngrohtësi. Dëshirojmë të bashkëpunojmë gjithmonë me shqiptarët”, thotë autori italian Giovanni Balzarani.
Një pjesë e punimeve të festivalit do t’i dhurohet fondit të Galerisë së Artit të Pogradecit, ndërsa artistët realizuan krijime edhe në destinacione të tjera të zonës, si Tushemishti, Lini dhe Varret e Selcës.

Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze
Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore
I jepet lamtumira e fundit aktorit të njohur Koço Qendro
- 22:27 SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
- 22:26 Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
- 22:26 Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
- 22:15 Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
- 22:02 Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 21:59 “Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë