Gjenerata Z proteston në Meksikë, të nxitur nga vrasja e kryetarit të bashkisë

16 Nëntor 2025 | 09:04

Mijëra njerëz dolën në rrugët e qytetit të Meksikës për të protestuar kundër kriminalitetit dhe korrupsionit, në një valë demonstratash të thirrura kryesisht nga të rinjtë, të njohur si Gjenerata Z.

Autoritetet njoftuan se 120 njerëz mbetën të plagosur, mes tyre 100 policë, 40 prej të cilëve u shtruan në spital. Po ashtu, 20 persona u arrestuan.

Protesta ishte kryesisht paqësore, por u mbyll me përleshje mes një grupi demonstruesish dhe forcave të rendit. Sipas Pablo Vazquez, sekretar për sigurinë në kryeqytet, incidentet shpërthyen pasi disa protestues tentuan të shembnin barrierat përreth Pallatit Kombëtar, rezidenca e presidentes meksikane, Claudia Sheinbaum.

Kryetarja e qytetit, Clara Brugada, dënoi aktet e dhunshme duke deklaruar në X se “shprehja e dhunshme cënon të drejtat e të tjerëve” dhe se ato u kryen nga një grup i vogël radikal.

Një grup që e quan veten Generation Z Mexico publikoi një “manifest”, ku thotë se përfaqëson të rinjtë meksikanë të “lodhur” nga dhuna, korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin. Tubimet vijnë pas një sërë vrasjesh të profilit të lartë, mes tyre edhe ekzekutimi i kryebashkiakut të Uruapanit, Carlos Alberto Manzo Rodriguez, gjatë festimeve të Ditës së të Vdekurve.

Mbështetësit e Manzos, një kritik i hapur i krimit të organizuar, u panë të veshur me kapele kashte – simbol i lëvizjes së tij politike – teksa brohorisnin: “Carlos nuk vdiq, qeveria e vrau”.

Protesta të ngjashme u zhvilluan edhe në shtete të tjera, përfshirë Michoacán, ku Manzo u vra. Ndërkohë, qeveria meksikane pretendon se demonstratat u organizuan kryesisht nga kundërshtarë të djathtë dhe u shtynë përpara nga llogari të automatizuara në rrjetet sociale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026