Protesta në Peru: Plagosen disa persona, Gjenerata Z kërkon dorëheqjen e Presidentit
Protesta të dhunshme shpërthyen në kryeqytetin e Perusë, Lima, të martën, ndërsa demonstruesit kërkuan dorëheqjen e Presidentit të përkohshëm Jose Jeri dhe anëtarëve të Kongresit, së bashku me shfuqizimin e ligjeve, ku sipas tyre nxisin krimin.
Trazirat, të udhëhequra nga grupe rinore të quajtura Gjenerata Z, vijnë në mes të një rritjeje të ndjeshme të vrasjeve të raportuara dhe rasteve të zhvatjes në të gjithë vendin.
Ndërsa, Gjenerata Z i referohet globalisht njerëzve nën 30 vjeç, lëvizjet në Peru janë zgjeruar për të përfshirë anëtarët e sindikatave dhe të afërmit e civilëve të vrarë gjatë demonstratave antiqeveritare të viteve 2022 dhe 2023.
Përleshjet shpërthyen pranë ndërtesës së Kongresit, ku protestuesit u përpoqën të çmontonin barrierat metalike dhe u përballën me policinë. Disa persona nga të dyja palët u plagosën, sipas raporteve lokale.
Protestat vijnë pas largimit të ish-presidentes Dina Boluarte të premten e kaluar, pasi partitë kryesore në Parlament tërhoqën mbështetjen e tyre më pak se gjashtë muaj para zgjedhjeve të përgjithshme. José Jerí, një ligjvënës 38-vjeçar, mori presidencën përkohësisht, duke u përballur me një vend të përfshirë përsëri nga trazirat politike dhe zemërimi publik në rritje.
LEXONI GJITHASHT:
Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus