Protesta masive në Madagaskar, 22 persona ndërrojnë jetë, shpërndahet qeveria
Presidenti i Madagaskarit, Andry Rajoelina, ka shpallur shpërndarjen e qeverisë së tij pas disa ditësh protestash të udhëhequra nga të rinjtë, të cilët kanë dalë në rrugë për të kundërshtuar ndërprerjet e gjata të furnizimit me ujë dhe energji elektrike në vend.
Lëvizja e quajtur Gjenerata Z ka mobilizuar mijëra të rinj në protestë që prej së enjtes, në disa qytete të vendit, nën sloganin: “Ne duam të jetojmë, jo të mbijetojmë”.
“Ne pranojmë dhe kërkojmë ndjesë nëse anëtarët e qeverisë nuk i kanë kryer detyrat që u janë caktuar”, deklaroi Rajolina në një fjalim drejtuar popullit të hënën mbrëma.
Presidenti Rajoelina bëri të ditur se brenda tre ditëve të ardhshme do të pranohen aplikime për një kryeministër të ri dhe më pas do të formohet një qeveri e re. Derisa të zgjidhen emrat e rinj, ministrat aktualë do të vijojnë të ushtrojnë detyrat si të përkohshëm.
Protestat filluan në kryeqytetin Antananarivo, por u përhapën dhe në tetë qytete të tjera. Shtetrrethimi është vendosur pasi është raportuar dhunë , plaçkitje dhe përplasje mes qytetarëve dhe policisë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë turmat.
Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka dënuar ashpër përdorimin e forcës së panevojshme dhe joproporcionale nga forcat e sigurisë gjatë protestave. Sipas OKB-së, të paktën 22 persona kanë ndërruar jetë dhe mbi 100 janë plagosur. Mes viktimave ka protestues, kalimtarë dhe të tjerë që u përfshinë në plaçkitjet të cilat pasuan trazirat.
Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Madagaskarit ka hedhur poshtë shifrat e OKB-së, duke i quajtur ato thashetheme.
Për më tepër, presidenti Rajoelina u shpreh se dëshiron të zhvillojë bisedime të hapura me të rinjtë për të adresuar kërkesat e tyre dhe për të gjetur një rrugëzgjidhje për krizën që po përjeton vendi.
LEXONI GJITHASHTU:
Konferenca për rindërtimin e Ukrainës pas luftës, Zelenskyy nuk do të marrë pjesë. Shkak tensionet me Poloninë
Fenomen që ndodh çdo 80 vjet, një yll i ri pritet të shfaqet në qiell deri më 25 qershor
Tajvani në tension: Koha e paralajmërimit për çdo sulm nga Kina po shkurtohet
- 09:07 Konferenca për rindërtimin e Ukrainës pas luftës, Zelenskyy nuk do të marrë pjesë. Shkak tensionet me Poloninë
- 08:54 Fenomen që ndodh çdo 80 vjet, një yll i ri pritet të shfaqet në qiell deri më 25 qershor
- 08:53 Tajvani në tension: Koha e paralajmërimit për çdo sulm nga Kina po shkurtohet
- 08:40 Mbledhja me drejtuesit politikë të qarqeve, Rama mbërrin në selinë e PS (VIDEO)
- 08:40 Vatikani refuzon propozimin për të lejuar gratë të drejtojnë predikimet në meshë
- 08:33 Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Milot, kamioni përplaset me një makinë. Plagosen edhe 2 persona