Projektligji për “tokat bujqësore”, Bylykbashi debat me Manjën, Gjiknuri voton kundër
Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike shqyrtoi projektligjin për ndryshimet në ligjin “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, ku debatet u përqendruan te ndikimi i impianteve eolike në tokat bujqësore.
Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, kundërshtoi projektligjin, duke argumentuar se ndërtimi i kullave eolike kërkon shpime dhe struktura të mëdha betoni, të cilat, sipas tij, dëmtojnë tokën bujqësore.
Gjatë votimit të nenit të parë, deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri, votoi kundër së bashku me dy deputetë të PD-së dhe kërkoi sqarime nga përfaqësuesit e institucioneve përgjegjëse. Edhe pas shpjegimeve se strukturat do të vendosen pa baza betoni, Gjiknuri shprehu dyshime.
“Një kullë 100 metra e lartë për një park eolik nuk ka shans të vendoset pa strukturë betoni. Nuk jam i bindur me shpjegimet tuaja”, deklaroi ai.
Debati vazhdoi edhe në fund të mbledhjes, kur deputeti Gent Strazimiri kërkoi të vijonte me pyetjet mbi projektligjin, por u kundërshtua nga kryetari i komisionit, Ulsi Manja. Përplasja mes Manjës dhe Gjiknurit përfundoi me largimin e këtij të fundit nga mbledhja.
Gjiknuri debat me Manjën, del kundër ligjit për Tokat Bujqësore dhe braktis Komisionin
Gjatë votimit të nenit të parë, deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri, votoi kundër së bashku me dy deputetë të PD-së dhe kërkoi sqarime nga përfaqësuesit e institucioneve përgjegjëse. pic.twitter.com/j875cEsmsy— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) July 14, 2026
Ish-kryebashkiaku socialist i Divjakës merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre
Vrasja e Renis Dobrës, GJKKO zgjat me 3 muaj hetimet për vëllezërit Bushgjokaj
“E hodha unë nga ballkoni, më falni”, ish-i dashuri pranon vrasjen e 13-vjeçares shqiptare në Itali
- 12:21 Pse plani i ri i BE-së për mediat sociale është më i vështirë nga sa duket
- 12:15 Konferenca Shqipëri-BE, Hoxha: Mbyllja e tre kapitujve, moment historik për integrimin
- 11:59 13-vjeçarja Helena Byberi medalje si shënuesja më e mirë në Europë e basketbollit shqiptar
- 11:28 Kush janë deputetët demokratë që kundërshtuan vendimin për bojkot të seancave plenare
- 11:15 Ish-kryebashkiaku socialist i Divjakës merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre
- 11:09 Vrasja e Renis Dobrës, GJKKO zgjat me 3 muaj hetimet për vëllezërit Bushgjokaj