Trajneri i Anglisë pas ndeshjes me Shqipërinë: Ekipi ishte i vështirë
Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka vlerësuar ekipin kombëtar shqiptar pas sfidës së zhvilluar në Tiranë, ku anglezët triumfuan 0-2 falë dy golave të Harry Kane. Ai u shpreh se përballja ka qenë e ndërlikuar dhe aspak e lehtë, ashtu siç e kishin parashikuar paraprakisht.
“Shqipëria është një skuadër solide. Ka pësuar vetëm pesë gola, katër prej të cilëve ndaj nesh. Ka një stadium modern, një grup cilësor lojtarësh dhe një trajner shumë të mirë. Ekipi ka bërë përparim dhe ka potencial të arrijë më shumë,” tha Tuchel.
Ai shtoi se është i kënaqur që skuadra e tij ruajti portën të paprekur: “Jam shumë i lumtur për faktin që nuk kemi pësuar asnjë gol. Pse jo, mund të takohemi sërish në Kupën e Botës—Shqipëria i ka mundësitë dhe kualitetet për t’u kualifikuar. Goli i parë ishte vendimtar, na dha një epërsi të madhe dhe më pas e kontrolluam ndeshjen deri në fund.”
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta