Lezha nën reshje të forta, dhjetëra banesa me ujë

18 Nëntor 2025 | 11:43

Reshje të dendura shiu dhe erëra të forta kanë përfshirë që prej mesnatës Qarkun e Lezhës, duke sjellë përmbytje të shpejta, bllokime rrugësh dhe probleme në furnizimin me energji.

Ndërkohë, ekipet bashkiake dhe strukturat e emergjencave civile ndodhen në terren, duke ndërhyrë për pastrimin e akseve rrugore, teksa autoritetet vijojnë monitorimin e vazhdueshëm  në të gjithë qarkun.

– Nga strukturat e MC të bashkisë Kurbin si pasojë e situatës së rënduar shkaktuar nga rreshjet masive, të rëna prej orës 1 të mëngjesit dhe në vazhdim. Sasia e rreshjeve të rëna deri ne orën 09:00, 80 mm shi.

Situata në bashkinë Kurbin paraqitet si më poshtë:

Në Njësitë administrative Mamurras, Fushë Mamurras, Drojë, Zhejë, Shpërdhet, Sh’mëri , ka  problematikë serioze si pasojë e prurjeve të mëdhaja nga lumi Drojë, KUL-të dhe kanaleve në të cilat kanë fryrje.  Momentalisht janë rreth 50 banesa kane prezence uji. Ndërkohë, nuk ka patur nevojë evakuime.

Mjetet e rënda janë dislokuar  për ndërhyrje në afërsi të KUL -së dhe kanaleve në të cilat kanë fryrje. Ka vështirësi kalimi në disa akse rrugore ( nën kalimi Fushë Mamurras), ish rruga nacionale në Gjorëm,dhe Sh’meri.

Në njësinë administrative Milot, akset rrugore në fshatin Skuraj, Vinjollë dhe Gallatë jane të pakalueshme. Momentalisht, janë rreth 50 banesa me prezencë uji.

Të gjitha strukturat dhe grupet e shërbimeve janë në terren për tu ardhur në ndihmë çdo banori për të siguruar jetën e tyre.

– Nga strukturat e MC të bashkisë Lezhë raportohet se nga forcat bashkiake është pastruar aksi rrugor nacional Lezhë-Shkodër në pjesën ku lidhet me lagjjen “Nënë tereza” nga inertet që ishin në trupin e rrugës, si dhe është bërë evadimin I ujrave në oborret e 2 shkollave 9 vjeçare “Kosova” dhe “Nënë tereza

Aktualisht është rikthyer energjia elektrike në fiderin nr.9 që furnizon fshatin ishull Lezhë, si dhe është rikthyer ernergjia elektrike në fideri nr.12 që furnizon fshatrat Gjadër, Torovicë, Kakarriç, Mabë, vetëm në fshatin Dajç jo pasi aty po punohet akoma nga grupet e OSHEE , fideri nr.7 që furnizon lagjjen “Nënë Tereza”, fshati Ishull Shëngjin dhe Rrëzë Mali është rikthyer energjia elektrike. Në  fiderin nr.4 që furnizon Shënkollin dhe Talen po punohet për rikthimin e energjisë elektrike.

Situata në këtë bashki për momentin paraqitet normale. Proçesi mësimor vazhdon normalisht në shkollat në teritorin e bashkisë Lezhë.

Nënkalimi i superstradës në fshatin Ishull Lezhë është bërë i pakalueshëm nga prezenca e ujit.

– Nga strukturat e MC të bashkisë Mirditë raportohet se nuk ka problem deri në këto momente.

– Furnizimi me ujë të pijshëm ka vazhduar rregullisht.

– Hidrovorët janë në gadishmëri dhe po punojnë sipas prurjeve

– Lumi Drin e  Mat janë rritur por brenda parametrave normal.

Prefekti Qarkut z.Taulant Malshi, përgjegjësi i sektorit PPMC&K si dhe përfaqësuesi i AKMC Tonin Prendi janë në monitorim të situatave në bashkinë Kurbin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026