Parashikohen reshje intensive dhe rrezik për përmbytje, situata e qarqeve në vend

18 Nëntor 2025 | 11:56

Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron reshje intensive dhe shtrëngata për ditët e ardhshme në të gjithë vendin, duke sjellë rrezik për përmbytje të lumenjve të vegjël malorë, rrëshqitje dhe probleme në zonat urbane.

Qarqet më të prekura parashikohen të jenë Vlorë, Gjirokastër, Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat dhe Korçë, ndërsa prurjet e larta do të ndikojnë edhe në lumenjtë e mëdhenj si Drin, Buna, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin dhe Vjosa. Era e fortë në bregdet do të shoqërojë reshjet, ndërsa temperaturat do të variojnë sipas zonave nga 9 deri në 18 °C.

Njoftimi i plotë:

Sot pasdite (e martë, dt. 18) dhe nesër (e mërkurë, dt. 19) do të ketë reshje me intensitet të lartë në të gjithë vendin. Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korë, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara.

Rrezik të shtuar për përmbytje në vazhdim të ditës së sotme dhe të nesërme  do të ketë dhe në lumenjtë Drinos dhe Bistricë.

Intesiteti i lartë i reshjet në ditët në vijim do të sjellin rritje të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Drin-Buna, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin dhe Vjosa.

Parashikimi, reshjet

Sot pasdite (e martë, dt. 18) dhe nesër (e mërkurë, dt. 19) priten reshje shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive. Në të gjithë territorin reshjet do të shoqërohen me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Temperatura

Nesër (e mërkurë, dt. 19) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 14 / 18 °C

në vendet e ulëta: 12 / 17 °C

në vendet malore:  9 / 12 °C

Era

Sot pasdite (e martë, dt. 18) dhe nesër (e mërkurë, dt. 19) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë kryesisht në bregdet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026