OKB jep alarmin: Kriza e urisë në Gaza dhe Sudan po përkeqësohet
Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara, WFP deklaroi këtë të marte se bota po përballet me një krizë urie që po përkeqësohet, me burime të pamjaftueshme për të përmbushur nevojat. Në parashikimet e saj plobale për vitin 2026, WFP tha se 318 milionë njerëz pritet të përballen me uri, më shumë se dyfishi i numrit në vitin 2019.
Tkurrja e fondeve humanitare do të thotë që WFP planifikon të mbështesë vetëm rreth 110 milionë persona në vitin 2026, me një kosto prej 13 miliardë dollarësh. Parashikimet aktuale sugjerojnë se mund të marrë vetëm gjysmën e kësaj shume.
“Bota po përballet me zi buke të njëkohshme, në Gaza dhe në pjesë të Sudanit. Kjo është krejtësisht e papranueshme në shekullin e 21-të”, tha Drejtoresha Ekzekutive e WFP-së, Cindy McCain.
Donatori më i madh i WFP-së, Shtetet e Bashkuara ka zvogëluar ndihmën e huaj nën presidentin Donald Trump, ndërsa vende të tjera të mëdha kanë bërë ose kanë njoftuar tashmë shkurtime të ngjashme.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta