Aksident i rëndë në Varshavë, përplasen dy tramvajë
Një aksident i rëndë la të paktën 23 persona të plagosur pasi dy tramvaje dhe një autobus i transportit publik u përplasën në Varshavë të martën në mëngjes.
Sipas raportimeve, përplasja ndodhi në rrugën Solidarnosci të qytetit rreth orës 7:46 të mëngjesit.
“Dy tramvaje dhe një autobus u përfshinë në aksident. Ka të ngjarë që tramvaji numër 4 të jetë përplasur me autobusin, i cili më pas u përplas me tramvajin në një kalim shërbimi”, tha oficeri i policisë, Witold Urbanowicz.
Ndërkohë, kryebashkiaku i Varshavës, Rafał Trzaskowski, tha në platformë X se prokurorët kishin filluar një hetim për incidentin.
Fotot në mediat sociale të Policisë së Varshavës tregojnë policinë, zjarrfikësit dhe disa ambulanca në vendin e aksidentit .
Trafiku u ndërpre ndjeshëm pas përplasjes, me oficerët e policisë që i drejtuan shoferët në rrugë alternative.
Sipas Autoritetit të Transportit Publik të Varshavës, rruga ishte bllokuar rreth Sheshit Qendror Bankowy të Varshavës, me disa linja tramvaji që u devijuan.
Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare
43 persona humbën jetën nga shembja e urës në Gjenova, ish-drejtori i autostradave italiane dënohet me 12 vite burg
- 19:27 Leo Messi, i jashtëzakonshëm, ylli argjentinas ka rikthyer veten në garën për “Topin e Artë”
- 19:21 Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
- 19:13 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 19:08 Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare
- 19:06 Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL
- 18:51 Shqipëria një hap larg kalimit në euro