Evropa, Schengen Ushtarak për t’iu përgjigjur emergjencave në rast lufte
Shtetet anëtare të BE-së do të kenë vetëm tre ditë në kohë paqeje dhe 6 orë në raste emergjencash për të lejuar trupat dhe pajisjet ushtarake të kalojnë kufijtë e tyre në bazë të “Schengen-it Ushtarak”, një propozim i Komisionit Evropian për të përmirësuar mobilizimin e forcave të armatosura në mbarë bllokun.
“Sot, për të lëvizur pajisjet dhe trupat ushtarake nga perëndimi në lindje, fatkeqësisht duhen muaj. Ne duam ta ndryshojmë dhe ta kthejmë këtë periudhë në ditë”, deklaroi Apostolos Tzitzikostas, komisioneri evropian për Transportin.
Duke qenë se një kontinent nuk mund të mbrohet nëse nuk mund të lëvizësh lirshëm, vijoi ai, po krijohet Schengen-i ushtarak.
E ashtuquajtura paketa për Mobilizimin Ushtarak është nisma e fundit e një seri planesh të publikuara nga Komisioni Evropian që nga fillimi i vitit për të përforcuar mbrojtjen e BE-së përpara fundit të dekadës, kohë kur dyshohet se Rusia mund të sulmojë një tjetër vend evropian.
Një nga masat kyçe do të jetë dhënia e shpejtë e lejes për të kaluar kufijtë, në një kohë kur rregullat mes 27 shteteve anëtare nuk janë harmonizuar dhe kur shqyrtimi i lejes mund të kërkojë disa javë deri në marrjen e përgjigjes.
Komisioni dëshiron që këto burokraci të reduktohen duke kaluar në maksimumi 3 ditë në kohë paqeje dhe në vetëm 6 orë në kohë emergjencash.
Plani është që mobilizimi ushtarak evropian të ngjasojë me atë të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Unionit, që u mundëson vendeve anëtare të sigurojnë menjëherë asistencë kur përballen me katastrofa natyrore.
LEXONI GJITHASHTU:
Komisionerët evropianë do vizitojnë Turqinë përpara samitit të NATO-s
Franca kërkon taksa të reja nga BE për të financuar buxhetin prej 2 trilion eurosh
Austri, Partia Komuniste fiton zgjedhjet lokale në Graz
- 11:51 U lanë të flinin në makinë në kulmin e të nxehtit, humbin jetën dy të mitur në Qipro
- 11:45 “Tullumbacja plasi në sytë e shqiptarëve”, Balla: Sot protestën atyre që e nisën, ua kanë vjedhur
- 11:37 Uji përmbyt rrugën në Virxhinia, momenti kur polici shpëton gruan e bllokuar në një gropë 2.5 metra të thellë
- 11:25 Mbyllet mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, zbardhen diskutimet
- 11:21 Vala e të nxehtit në Evropë, policia e Berlinit freskon me ujë fansat në koncertin e Bruno Mars-it (VIDEO)
- 11:20 SPAK merr në dorë hetimin për tjetërsimin e pronave në Radhimë, Orikum dhe Dukat