Rubio për sanksionet ndaj Rusisë: SHBA-ja e ka bërë pjesën e saj, radhën e ka Evropa

14 Nëntor 2025 | 18:19

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar hapur se Uashingtoni pothuajse nuk ka më mjete për të vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë.

Kompanitë më të mëdha të naftës janë tashmë nën kufizime, dhe përtej kësaj, është një rrugë pa dalje.

Sipas Rubios, tani do t’i takojë Evropës të merret me “flotën” e Rusisë.

“SHBA-ja, e ka bërë tashmë pjesën e vet dhe tani topi është tek aleatët”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë, SHBA-ja së fundi i ka vendosur sanksione të fuqishme industrisë së naftës së Rusisë, ndaj dy kompanive më të mëdha të Rosneft dhe Lukoil, në përpjekje për t’i bërë trysni Moskës të ulet për të biseduar për arritjen e një marrëveshjeje për paqe në Ukrainë.

Ky vendim erdhi pak pasi BE-ja e miratoi të paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Moskës, një muaj më parë, për luftën e saj kundër Ukrainës, e cila përfshin edhe ndalimin e importeve të gazit të lëngshëm natyral të Rusisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit

Një total prej 17 anijesh tregtare kaluan tranzit në Ngushticën e Hormuzit të martën, me vetëm 10 prej tyre që niseshin nga Gjiri Persik, sipas...
09:09 | 15/07/2026

Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer

Piloti heroik që arriti të ulte në mënyrë të sigurt një Airbus me të paktën 150 pasagjerë në bord, i cili kishte humbur të dy...
09:01 | 15/07/2026

Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump shtoi presionin ndaj Iranit për të arritur një marrëveshje me SHBA-në, duke thënë se vendi nuk do të “mbetet pa askënd”...
08:53 | 15/07/2026