Rubio: SHBA e gatshme të zhvilloj takime me zyrtarët rusë për të zgjidhur konfliktin
Administrata e Uashingtonit është e gatshme të zhvillojë takime me zyrtarë rusë, me kusht që bisedime të tilla të kontribuojnë në zgjidhjen e konfliktit Ukrainë-Rusi, tha Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, ndërsa iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve përpara se të udhëtonte në Izrael.
Sipas Rubio, është zhvilluar një bisedë e mirë me Ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov, dhe se do ta ndjek këtë çështje.
“Ne gjithmonë do të jemi të interesuar të angazhohemi nëse ka një mundësi për të arritur paqen mes Rusisë dhe Ukrainës. Ne do të donim ende të takoheshim me rusët”, theksoi Rubio.
Duke komentuar sanksionet e fundit të SHBA-së mbi kompanitë më të mëdha të naftës ruse, Lukoil dhe Rosneft, sekretari i shtetit amerikan tha: “Mendoj se presidenti e ka thënë vazhdimisht për disa muaj se në një moment apo në një tjetër, ai do të duhej të bënte diçka nëse nuk bëheshin përparime në marrëveshjen e paqes. Sot ishte dita kur ai vendosi të bënte diçka”, shtoi Rubio.
LEXONI GJITHASHTU:
- BE miraton paketën e sanksioneve kundër Rusisë: Ndalohet importi i gazit të lëngshëm
- Rubio paralajmëron Izraelin: Aneksimi i Bregut Perëndimor rrezikon marrëveshjen
Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)