Lumi rrezikon daljen nga shtrati, flasin banorët në Vlorë të frikësuar nga situata
Reshjet e dendura të orëve të fundit kanë krijuar disa vështirësi të përqendruara në disa zona të Qarkut Vlorë.
Frika për banorët mbetet ajo e daljes së lumit nga shtrati.
“Është një situatë shumë e vështirë. Është hera e dytë që përmbytemi. U prishën të gjitha plaçkat, nuk ka asgjë, dyer dhe dritare, të gjitha u prishën. Kam ardhur të shikoj çfarë situate është se kemi frikë kështu. Unë vij nga italia dhe kam vllain këtu prandaj erdha dhe kam frikë se lumi ka dalë nga shtrati. Në vitin 1970 jemi përmbytur, më ka marrë babai me vëllezërit dhe kemi shpëtuar”, u shpreh një qytetare e cila nuk jeton në Vlorë por mbart frikën e familjarëve.
“Jam banor i zones. Është e frikshme situata, deri në darkë rrezikohemi. Shtëpinë e kam këtu pranë. Jemi prekur dhe më parë në 2015, 2017, dhe në 2018. Nata është shumë e rrezikshme. Nuk kemi as çfarë masash të marrim. Zoti e di”, tha qytetari.
Një tjetër zotëri shprehet i mendimit se situate mbetet normale duke e krahasuar me situate të tjera të kaluara për shkak të përmbytjeve.
“Situata normale. Nuk jam i zonës por kam ardhur për të parë situatën. Kemi parë dhe më keq, deri natën vonë rrezikohemi”, tha ai.
Strukturat vendore dhe emergjencat civile bëjnë me dije se janë në gatishmëri dhe po punojnë për normalizimin e situatës.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta