Vrasja e 58-vjeçarit në Greqi, dhuna e shqiptarit u filmua nga kamerat e sigurisë

19 Nëntor 2025 | 18:28

Pamjet e kamerave të sigurisë janë publikuar nga mediat greke ku duket momenti i dhunimit të 58-vjeçarit nga 29-vjeçari shqiptar në Neos Kosmos. Në video shihet automjeti i 58-vjeçarit duke u ndjekur nga 29-vjeçari dhe një person tjetër me motoçikleta.

Në një moment shoferi humb kontrollin duke u përplasur me një automjet të parkuar. 29-vjeçari, i veshur me një helmetë të bardhë, i afrohet makinës, hap derën e shoferit dhe fillon ta rrahë 58-vjeçarin. Ai më pas humbi jetën pas plagëve të marra ndërsa pritet ekspertiza  mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë.

Zyra e Prokurorit ka ngritur akuzë për vrasje me dashje ndaj 29-vjeçarit. Ai rezulton i arrestuar në të kaluarën përsëri për incidente me shoferët. Dëshmitarët që panë dhunën u shprehën se i riu e goditi brutalisht viktimën.

“Sapo dëgjova një krismë, djali tjetër erdhi me motor dhe filloi ta godiste. E la aty. Burri nuk u ngrit më, ndaloi së marri frymë”, tha një dëshmitar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026