90% e pagesave bëhen me para në dorë, Shqipëria e katërta në nivel global
Rreth 90% e pagesave në Shqipëri kryhen ende me para në dorë. Me këtë nivel, vendi renditet i katërti në botë për përdorimin e parasë fizike në transaksionet e përditshme të mallrave dhe shërbimeve.
Një raport i ri global për vitin 2025 e pozicionon Shqipërinë pranë disa prej ekonomive më pak të dixhitalizuara të botës. Sipas raportit të Forex.se, Etiopia dhe Gambia kryesojnë renditjen me rreth 95% të transaksioneve në “cash”, ndërsa Shqipëria pason menjëherë me 90%.
Indeksi thekson se përdorimi i lartë i parasë fizike në Shqipëri lidhet me faktorë si niveli i ulët i përfshirjes bankare, qasja e kufizuar në internet në zonat rurale dhe mungesa e infrastrukturës së pagesave digjitale veçanërisht terminalet POS për bizneset e vogla.
Në të njëjtin nivel me Shqipërinë (90%) renditen edhe Kamboxhia, Laosi, Libani, Nepali dhe Pakistani, duke treguar varësi të fortë nga pagesat në dorë. Ndërkohë, Iraku dhe Irani qëndrojnë pak më poshtë, me 85% të transaksioneve që kryhen në para fizike.
Në anën tjetër të renditjes, vendet më të zhvilluara po i afrohen një ekonomie pothuajse pa “cash”. Suedia (14%), Norvegjia (10%) dhe Koreja e Jugut (10%) janë shembuj të shoqërive ku infrastruktura digjitale është e konsoliduar dhe pagesat elektronike janë standardi kryesor.
Edhe Shtetet e Bashkuara (16%) dhe Britania e Madhe (20%) po ndjekin të njëjtën prirje, të ndihmuara nga besimi i lartë i konsumatorëve në sistemet online dhe nga masat e avancuara të mbrojtjes ndaj mashtrimeve.
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur