Gazetari shpjegon gjestin e PD për t’i kthyer kurrizin Ramës në Kuvend

19 Nëntor 2025 | 21:33

Gazetari dhe analisti, Lavdrim Lita i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me seancën e sotme në Kuvend dhe gjestin e opozitës ndaj kryeministrit Edi Rama. Lita u shpreh se kthimi i kurrizit ndaj Ramës njihet si flash mob dhe përdoret nga shoqatat.

Sipas tij opozita në vend që të flasë në sy me kryeministrin largohet nga Kuvendi. Ai e ka cilësuar si bipolaritet që opozita një ditë proteston dhe një ditë tjetër kur Rama shkon në Kuvend kthejnë shpinën.

“Na e ka thënë OBSH se në Shqipëri ka shumë probleme me shëndetin mendor. Një ditë protesta, ditën tjetër shkohet me Damian Gjiknurin për të bërë reformën zgjedhore, 3 ditë më pas i kthehet kurrizi kryeministrit kur duhet ta shohin në sy dhe t’ia plasin të gjitha ato që kanë për të thënë.

Kur del ajo që e kanë akuzuar për korrupsion dhe vjedhje masive ikin nga Kuvendi. Këtu ka bipolaritet, ka skizofreni të tepruar në Kuvendin e Shqipërisë. Ka sjellje skizofrenie, tjetër gjë bëjnë tjetër gjë thonë. Këmbët e çojnë në protestë, koka e çon te reforma në drejtësi për ti vënë lakun SPAK-ut.

Flash mob-i që përdorën ata është teknikë që e përdorin shoqatat sorosiste për të denoncuar një akt. PD bën flash mod në Kuvend, nuk e di kush i ka thënë  Berishës ose Gaz Bardhit të bëjnë flash mob në Kuvend, ata janë veshur me kostum e kollare duhet ta shohin kryeministrin në sy. Ai shyqyr po u vjen aty e ti thonë 1,2,3,4. Ku shkon ti,” tha ai.

Një flash mob është një grumbullim i cili nuk zgjat shumë dhe që marrin pjesë një numër i konsiderueshëm individësh në një zonë publike. Ata zakonisht koordinohen përmes mediave sociale. Pjesëmarrësit zakonisht angazhohen në aktivitete të sinkronizuara, si vallëzimi dhe këndimi, përpara se të kthehen shpejt në rutinën e tyre.

Në përgjithësi nuk zbatohet për ngjarje dhe shfaqje të organizuara për qëllime politike, si protesta, reklama komerciale, marifete publicitare që përfshijnë firma të marrëdhënieve me publikun ose profesionistë të paguar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026