Bie intensiteti i reshjeve në Gjirokastër, rriten prurjet në Drino
Mëngjesin e sotëm në zonën e Gjirokastrës është regjistruar rënie e intensitetit të reshjeve të shiut. Problematikë ngelet rritja e nivelit të lumit Drino.
Si shkak i reshjeve të ditëve të fundit duke përfshirë dhe zonën kufitare me Greqinë prurjet në Drino janë shtuar ndjeshëm ndërsa në disa zona ujërat kanë dalë nga shtrati.
Rritja e prurjeve në Drino sjell më shumë ujëra në basenin e Vjosës duke rritur nivelin e kësaj të fundit dhe shtimin e rrezikut të përmbytjeve.
Informacion i orës 8.30 mbi situatën në qarkun Gjirokastër
Reshjet e shiut kanë vazhduar me intensitet mesatar deri në të lartë të shoqëruara me shkarkime atmosferike, për momentin reshjet kanë ulur intensitetin. Nga komunikimi me DVP e qarkut informohet se
– akset rrugore Kombëtare në territorin e qarkut janë të qarkullueshme.
– Problem mbetet bllokimi i aksit rrugor Suhë-Poliçan në bashkinë Libohovë për shkak të dëmtimit të një ure në dalje të fshatit Suhë.
– Nga OSHEE informohem se problematika ka shfaqur furnizimi me energji i njësisë adm. Dropull i Poshtëm, Bashkia Dropull dhe po punohet për eliminimin e avarisë.
– Niveli i Vjosës në pikmatjen e urës së Memaliajt është 7.1 metër, pika kritike është 8 metër.
– Niveli i ujit në urën Përmet është 6.5metër.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta