Osmani takon të ngarkuarën amerikane, diskutime për zgjedhjet e jashtëzakonshme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në një takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu Prattipati, me të cilën ka diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në vend si dhe procesit të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Në njoftimin e Presidencës theksohet se presidentja Osmani ka vënë në pah rëndësinë e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor dhe respektimit të standardeve më të larta demokratike.
Gjatë takimit janë trajtuar edhe tema të tjera që lidhen me bashkëpunimin bilateral, ku presidentja Osmani ka ritheksuar përkushtimin e Kosovës për forcimin e partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat i konsideroi aleatin më të rëndësishëm strategjik.
Presidentja Osmani ka shpallur datën 28 dhjetor 2025 për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në vend.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet