U aksidentua në vendin e punës, ndërron jetë 36-vjeçari shqiptar në Itali (EMRI)

20 Nëntor 2025 | 18:10

Një 36-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident gjatë punës në Pozallo të Italisë. Ai është identifikuar si Artur Deliu. Shqiptari mësohet se u godit nga krahu mekanik i hekurit të betonierës të hënën teksa po punonin në çatinë e një objekti në ndërtim. Nga ky aksident ka mbetur i plagosur rëndë edhe një person tjetër.

Shqiptari nuk arriti t’iu mbijetonte plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje. Deliu mësohet se ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve. 36-vjeçari do të varroset në Shqipëri, në Tiranë në qytetin e tij të lindjes. Ai jetonte në Itali prej disa vitesh, fillimisht në Brescia dhe më pas u zhvendos në Siçili.

Hetimet për ngjarjen tragjike po vijojnë nga autoritetet për të zbardhur dinamikën dhe kushtet e sigurisë. Ata po verifikojnë nëse pajisjet ishin në gjendje të mirë pune, nëse ishte kryer mirëmbajtje dhe nëse pompa e betonit i ishte nënshtruar kontrolleve periodike për të siguruar efikasitetin dhe sigurinë e saj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026