20 murgj nisin marshimin për paqe, pritet të shkojnë në 10 shtete amerikane

21 Nëntor 2025 | 09:31

Marshimi i paqes prej 3,700 kilometrash i një grupi murgjish budistë në Amerikë u pezullua përkohësisht. Pezullimi ka ardhur pas një aksident me makinë që plagosi dy murgj.

Murgjit filluan marshimin e tyre më 26 tetor në Fort Worth të Teksasit, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit publik për paqe, dashuri dhe dhembshuri në të gjithë Amerikën dhe botën. Ata planifikojnë të ecin nëpër 10 shtete, duke përfunduar në Uashington.

Deri më tani, murgjit kanë vizituar disa qytete të Teksasit, përfshirë Austin dhe Hjuston, shpesh duke ecur përgjatë rrugëve rurale dhe autostradave kryesore, të shoqëruar nga policia. Murgjit nuk janë vetëm në këtë udhëtim, pasi Aloka, shoqëruesi i tyre me katër këmbë, i ndjek si një roje vigjilent.

“U kërkojmë të gjithëve të vazhdojnë të mendojnë për murgjit dhe të luten për ta, ndërsa fillon shërimi dhe udhëtimi drejt paqes vazhdon”, thanë ata.

LEXONI GJITHASHTU:

Aksident i rëndë në Drenas, makina përfundon në kanal! Humb jetën pasagjerja

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026