Aksident i rëndë në Drenas, makina përfundon në kanal! Humb jetën pasagjerja
Një grua ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të regjistruar në fshatin Zabel të Ulët të Drenasit. Aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e së enjtes ndërsa dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia.
Sipas policisë së Kosovës, mjeti humbi kontrollin duke dalë nga rruga dhe duke përfunduar në kanal. Nga aksidenti janë plagosur edhe tre persona të tjerë. Ata ndodhen në spital ku po marrin ndihmë mjekësore.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar si pasojë e mospërshtatjes se shpejtësisë me kushtet e rrugës, humb kontrollin mbi veturën del jashtë rruge dhe përfundon në një kanal.
Si pasojë, drejtuesi dhe katër pasagjerë (tre femra dhe një mashkull kosovarë) kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK ku njëra nga pasagjeret si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet ne IML për obduksion”, njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:
- Oficeri turk maskohet si korrier dhe arreston të shumëkërkuarin: Të solla porosinë
- Reshje bore në Angli, mbi 100 shkolla të mbyllura dhe mijëra banesa pa energji
Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes
Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në
“Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë