Anijet turke hyjnë në ujërat territoriale të Greqisë, reagon roja bregdetare
Dy anije peshkimi turke kanë hyrë në ujërat territoriale greke, duke injoruar paralajmërimet e Rojës Bregdetare Greke, ndërsa peshkonin nën shoqërimin e dy anijeve të Rojës Bregdetare Turke.
Në reagim, pala greke ka përdorur të shtëna paralajmëruese. Sipas mediave greke, incidenti ka ndodhur pranë zonës së patrulluar nga Roja Bregdetare Greke.
Tre anije greke të patrullimit u nisën menjëherë drejt vendngjarjes dhe dërguan sinjale të përsëritura vizuale dhe audio për largimin e anijeve turke, por këto të fundit i injoruan urdhrat.
Njëra prej anijeve turke kreu një manovër të rrezikshme, duke rrezikuar përplasje me një mjet patrullues grek.
Pas kësaj, ekuipazhi grek qëlloi me të shtëna paralajmëruese, në përputhje me rregulloret, dhe anijet turke u tërhoqën nga zona.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta