Zelensky nënshkruan marrëveshje me Greqinë për furnizim me gaz amerikan
Greqia është bërë vendi i parë i Bashkimit Europian që angazhohet drejtpërdrejt në objektivin e SHBA-së për të zëvendësuar plotësisht gazin rus me LNG amerikan, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje të re energjetike me Ukrainën të dielën.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis nënshkruan një deklaratë të përbashkët që synon furnizimin e Ukrainës me gaz të lëngshëm amerikan (LNG) nëpërmjet Greqisë. Marrëveshja lidhet midis kompanisë greke DEPA Emporia dhe kompanisë ukrainase Naftogaz, me qëllim që Kievi të sigurojë burime energjie të qëndrueshme për dimrin.
“Ukraina fiton akses të drejtpërdrejtë në burime të diversifikuara dhe të besueshme të energjisë, ndërsa Greqia bëhet një qendër për furnizimin e Evropës Qendrore dhe Lindore me gaz natyror të lëngshëm amerikan”, deklaroi kryeministri Mitsotakis, duke vënë në dukje rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të Greqisë në hartën energjetike të rajonit.
Marrëveshja u përmbyll gjatë vizitës së Zelenskyy-t në Athinë, ku energjia ishte në qendër të diskutimeve. Shefi i shtetit ukrainas do të vijojë turin diplomatik me vizita në Paris dhe Madrid.
LEXONI GJITHASHTU:
- SHBA sulmon një tjetër anije me drogë në Paqësor, 3 të vdekur
- Princi i kurorës saudite në SHBA, synon marrëveshje për naftën, sigurinë, investimet
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona