Inter–Milan dhe Arsenal–Tottenham, çfarë pritet në kryendeshjet e fundjavës
Kjo fundjavë rikthehet me duele spektakolare në futboll, ku në Itali luhet derbi Inter–Milan, ndërsa në Angli ai mes Arsenalit dhe Tottenhamit.
Pas një ndërprerjeje dyjavore, rikthehen sërish kampionatet kryesore të futbollit në Evropë, të cilat si zakonisht nuk zhgënjejnë. Këtë fundjavë, mes të tjerash, luhen dy supersfida: derbi i Londrës Arsenal–Tottenham dhe ai i Madoninës, Inter–Milan. Duele të tjera interesante nuk mungojnë në të gjitha ligat e forta të kontinentit të vjetër, ku spikasin edhe Newcastle–Man City, Fiorentina–Juventus, Napoli–Atalanta dhe Barcelona–Athletic Bilbao.
Sa i përket dy kryendeshjeve, ato kanë një rëndësi të veçantë pasi luhen për kreun e klasifikimit. Siç dihet, Arsenal udhëheq Premier Leaguen me 26 pikë, katër më tepër se “Cityzens”, që e ndjekin nga pas. Tottenham ka lëshuar disi terren, por sërish renditet në vend të pestë me 18 pikë. Sezonin e shkuar, të dyja përballjet mes Arsenalit dhe Tottenhamit u fituan nga “Gunners”-at, të cilët këtë vit synojnë edhe më shumë titullin kampion.
Ndërkohë, derbi i Madoninës mbetet një ndër duelet më të mëdha dhe më historike në botën e futbollit. Interi kryeson kampionatin italian me 24 pikë, dy më tepër se Milani. Një fitore e kuqezinjve do të sillte menjëherë përmbysjen e renditjes. Milani, së bashku me Comon, janë të vetmet ekipe në Serie A që kanë regjistruar vetëm një humbje këtë sezon. Në pesë përballjet e fundit mes tyre, në të gjitha kompeticionet, Milani ka tri fitore dhe dy barazime.
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta