“Metamorfoza”, GJKKO jep dënimet për ish-shefin e Krimeve Dedan Gjoni dhe 5 të tjerë

22 Nëntor 2025 | 11:39

Gjykata e Posaçme ka dhënë dënimet për ish-shefin e Krimeve Dedan Gjoni dhe 5 personat e tjerë në kuadër të operacionit Metamorfoza.

GJKKO ka dënuar me 15 vite burgim Ismail Zenelin, i cili akuzohet se donte të vriste vëllezërit Albert dhe Edmond Nela në Britani për hakmarrje.

Ismail Zeneli përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dhe dënimi iu ul në 10 vite burg, që do e vuajë një burg të sigurisë së lartë.

GJKKO ka dhënë vendimin edhe për anëtarët e tjerë të grupit të strukturuar kriminal, Bujar Ajeti ( emër i njohur i botës së krimit në Kukës) Adrian Cenaj (Dedja), Dedan Gjoni (Ish-shefi i Krimeve), Besmir Murati dhe Albert Prenga.

2 vjet burg caktoi GJKKO për ish-shefin e krimeve Dedan Gjoni për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, nga të cilat do të vuajë 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Dënimet e dhënat nga GJKKO për grupin kriminal

Ismail Zeneli- 13 vjet burgim

Bujar Ajeti (Gremizi) – 7 vjet burgim.

Adrian Cenaj (Dedja) – 6 vjet burgim.

Dedan Gjoni- 2 vjet

Besmir Murtati – 12 vjet burgim

Albert Pren – 12 vjet burgim

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026