Zbulimi: Miss Palestina e martuar me djalin e terroristit të dënuar me burg perjetë
Nadine Ayoub , e cila garoi në konkursin e bukurisë Miss Universe të këtij viti si Miss Palestina, është e lidhur me Marwan Barghouti, një udhëheqës i dënuar i Fatah, përmes martesës së saj me djalin e tij, sipas informacionit të publikuar nga gazeta amerikane New York Post.
Çështja ka ngjallur reagime, pasi pjesëmarrja e Ayoub vjen në një kohë të konfrontimit të fortë politik ndërkombëtar.
Nadine Ayoub, 27 vjeç, e cila mban shtetësi amerikane dhe kanadeze dhe jeton në Dubai, garoi këtë javë si Miss Palestina, një titull që nuk njihet zyrtarisht as nga Shtetet e Bashkuara dhe as nga Izraeli.
Siç zbulon botimi, jeta e saj personale kishte mbetur jashtë vëmendjes deri në shfaqjen e postimeve dhe bisedave të vjetra që zbuluan se ajo ishte martuar me Sharaf Barghouti , djalin e Marwan Barghouti, i cili po vuan pesë dënime me burgim të përjetshëm në Izrael për sulme që morën jetën e pesë personave në vitet 2001 dhe 2002.

Sipas të njëjtit informacion, Ayyoub u martua me Sharaf Barghouti në vitin 2016 dhe tre vjet më vonë ata patën një djalë, të cilin e quajtën Marwan.
Një i afërm që foli me gazetën konfirmoi martesën, por nuk pranoi të komentonte mbi situatën aktuale familjare. Fotot tregojnë Ayyoub me bashkëshortin e saj, si dhe me Fadwa Barghouti, gruan e Marwan Barghouti dhe një figurë e shquar politike e Fatah.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta