Zv.kryeministrja e Spanjës: Ambasada të largohet nga Tel Avivi, Palestina po na pret

8 Shtator 2025 | 16:29

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punës e Ekonomisë Sociale të Spanjës, Yolanda Diaz, ka bërë thirrje për largimin e ambasadës spanjolle nga Tel Avivi, pas vendimit të qeverisë spanjolle për vendosjen e sanksioneve ndaj Izraelit.

“Ambasada spanjolle duhet të largohet nga Tel Avivi. Palestina na pret,” shkroi Diaz në një mesazh të publikuar në rrjetin social Bluesky.

Deklarata e saj erdhi pas njoftimit të kryeministrit Pedro Sanchez mbi një paketë me nëntë masa sanksionesh ndaj Izraelit, përfshirë forcimin e embargos së armëve dhe ndalimin e hyrjes në Spanjë për individët e dyshuar për gjenocid dhe krime lufte në Gaza.

Diaz, që përfaqëson aleancën Sumar, partnerin e vogël të qeverisë së koalicionit, u shpreh se Spanja duhet të kishte vepruar më herët.

“Kjo është arsyeja pse jemi në qeveri. Ne ia përcollëm këtë kërkesë partnerit tonë që javën e kaluar. Vendi ynë duhet të kishte bërë më shumë për të ndaluar gjenocidin,” tha ajo, duke falënderuar edhe shoqërinë civile për presionin ndaj qeverisë në mbështetje të Palestinës.

Edhe ministri spanjoll i Kulturës, Ernest Urtasun, pjesë e të njëjtës aleancë, e përshëndeti vendimin për sanksione si “pozitiv dhe të fortë”. Ai shtoi se kishte kërkuar ndërprerjen e plotë të marrëdhënieve me Izraelin dhe tërheqjen e ambasadores Ana Salomon Perez nga Tel Avivi, por kjo kërkesë nuk u pranua nga partneri kryesor i qeverisë, Partia Socialiste e Punëtorëve.

Urtasun theksoi gjithashtu se Izraeli duhet të përjashtohet nga të gjitha aktivitetet ndërkombëtare, përfshirë edhe Konkursin e Këngës në Eurovision.

Nga ana tjetër, qeveria izraelite reagoi menjëherë pas shpalljes së paketës së sanksioneve dhe ndaloi hyrjen në territorin e saj të zëvendëskryeministres Yolanda Diaz dhe ministres së Rinisë dhe Fëmijëve, Sira Rego, e cila ka origjinë palestineze.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë publik mocionin e dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, përmes të cilit propozon hapjen e një...
11:39 | 16/07/2026

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)

Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i operacionit...
10:55 | 16/07/2026

Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës këtë të enjte, pasi në shtëpinë e tij, në fshatin Trush, iu gjetën 4 armë...
09:02 | 16/07/2026