Zelensky për planin e paqes nga SHBA: Ukraina në një nga momentet më të vështira

22 Nëntor 2025 | 16:22

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar në një video-mesazh drejtuar kombit të tij se Ukraina po përballet me “një nga momentet më të vështira të historisë së saj” pasi iu prezantua plani i paqes i SHBA-së që do të kërkonte që Kievi të bënte lëshime tokësore.

Sipas Zelensky-t, vendi i tij kishte një zgjedhje “ose të humbiste një partner të madh, SHBA-në, ose dinjitetin e Ukrainës”.

Ndërkokhë, plani me 28 pika kërkonte që Ukraina të hiqte dorë nga disa territore, të zvogëlonte madhësinë e ushtrisë së tij dhe të përjashtonte bashkimin me aleancën ushtarake perëndimore të NATO-s.

Plani përfshin kushte që zyrtarët ukrainas më parë i kanë hedhur poshtë si të barasvlershme me dorëzimin.

Në një video deklaratë të publikuar të premten, Zelensky u zotua të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara për propozimet, por tha se pret më shumë presion politik gjatë javës së ardhshme.

“Tani është një nga momentet më të vështira në historinë tonë. Presioni mbi Ukrainën është ndër më të fortët që kemi përballuar ndonjëherë. Mund të gjendemi të detyruar të zgjedhim: ose të humbasim dinjitetin tonë ose të rrezikojmë humbjen e një partneri kyç” tha ai.

Ai theksoi gjithashtu se Kievi do të propozojë “alternativa” ndaj planit të paraqitur nga administrata Trump.

Duke kujtuar se si udhëhoqi përgjigjen e Ukrainës ndaj pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë në shkurt 2022, Zelensky tha: “Ne nuk e tradhtuam Ukrainën atëherë. Nuk do ta bëjmë këtë tani”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulmet amerikane vrasin 4 persona në Iran, ndërsa sirenat bien në Jordani dhe Kuvajt

Sulmet amerikane në zonat pranë qytetit jugperëndimor iranian të Ahvazit vranë katër persona dhe plagosën pesë të tjerë, ndërsa sirenat e sulmeve ajrore u dëgjuan...
08:33 | 24/07/2026

Momente paniku në SHBA, hidroavioni shpërthen në flakë pas uljes emergjente në det. Shpëtojnë të 11 personat në bord (VIDEO)

Një hidroavion i Kenmore Air që transportonte 11 persona bëri një ulje emergjente pranë ishullit Sushia, Uashington, dhe më pas shpërtheu në flakë, tha të...
08:25 | 24/07/2026

Dy sulme me thikë në New York, lëndohen dy persona. Autori i dyshuar vihet në pranga

Dy persona u plagosën në sulme të ndara me thikë në New York City. Sulmet u kryen brenda pak orësh nga njëri-tjetri, teksa autori raportohet se...
08:21 | 24/07/2026