Avioni bën ulje emergjente në Varshavë pas shfaqjes së tymit në kabinë
Fluturimi me destinacion Stambollin u detyrua të kthehej në Aeroportin Chopin të Varshavës vetëm pak minuta pas ngritjes për shkak të tymit në kabinë, të cilin mediat vendase e përshkruan si të shkaktuar nga një bateri e dëmtuar në një pajisje elektronike.
U raportua se stjuardesat përdorën fikës zjarri në pajisje dhe më pas e vendosën atë në ujë për ta ftohur.
“Kishte tym në bord, i shkaktuar nga një defekt i baterisë në një pajisje elektronike personale që i përkiste njërit prej pasagjerëve”, tha Krzysztof Moczulski, një zëdhënës i kompanis LOT Polish Airlines.
Avioni u ul pa probleme dhe u përball me ekipet e zjarrfikësve. Asnjë nga pasagjerët ose ekuipazhi nuk u lëndua.
Pasagjerët më vonë mundën të vazhdonin udhëtimin e tyre për në Turqi me një avion tjetër.
Më vonë të premten në mbrëmje, i gjithë Aeroporti Chopin i Varshavës u evakuua për shkak të bagazheve të lëna pa mbikëqyrje në zonën e nisjeve, raportojnë mediat vendase.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta