5 pasagjerë humbin ndjenjat gjatë fluturimit Londër-Tiranë, kthehet mbrapsht avioni

20 Nëntor 2025 | 15:59

Një situatë e pazakontë është regjistruar gjatë fluturimit Londër–Tiranë. Mësohet se gjatë fluturimit, pesë pasagjerë kanë rënë pa ndjenja dhe avioni ka devijuar rrugën dhe është kthyer në destinacionin fillestar, Londër.

Avioni i nisur nga Luton Airport pritej të mbërrinte në Rinas në orën 10:55, por në Mynih avioni është kthyer mbrapsht. Pesë pasagjerët janë sëmurur papritur me gjendje të fikëti dhe sapo ekuipazhi ka njoftuar pilotin ai ka devijuar rrugën për tu kthyer në Londër pasi në atë pikë ishte më afër se Tirana.

Mësohet se avioni ka mbërritur në aeroport dhe 5 ambulanca ndodhen në pistë duke pritur pasagjerët e sëmurë, të cilët nuk dihet çfarë u ka ndodhur. Ndërkohë pasagjerët e tjerë pritet të nisen drejt Tiranës më vonë dhe kjo ka shkaktuar vonesa edhe për pasagjerët që do udhëtonin nga Tirana drejt Londrës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026