Aksident në aksin Mollas-Gostimë, makina përplaset me lokalin! Plagosen 2 persona

23 Nëntor 2025 | 11:43

Një aksident është regjistruar në aksin rrugor “Mollas-Gostimë” në Elbasan. Policia bën me dije se një makinë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një lokal. Si pasojë janë plagosur dy persona dhe janë shkaktuar dëme në lokal.

Të plagosur kanë mbetur dy personat që ndodheshin në mjet. Policia ka nisur procedimin penal për shoferin 30-vjeçar. Fatmirësisht të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

“Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan/ Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Q. D., 30 vjeç, pasi në aksin rrugor “Mollas-Gostimë”, automjeti që ai drejtonte ka dalë nga rruga dhe është përplasur me pjesën e jashtme të lokalit të shtetasit R. Ç.. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale në lokal, si dhe janë dëmtuar lehtë 2 shtetase që ndodheshin në këto ambiente.

Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi Q. D., dhe pasagjeri në automjetin e tij shtetasi G. Z., 21 vjeç, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: -E. R., 39 vjeç dhe G. J., 44 vjeç, pasi dyshohet se janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin në ambientet e një lokali në Cërrik, duke dëmtuar  disa orendi të lokalit;

-A. H., 53 vjeç dhe A. T., 54 vjeç, pasi dyshohet se janë konfliktuar me grushte me njëri-tjetrin në ambientet e një lokali në Belsh, për motive të dobëta. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026