Ndërpritet linja e qarkullimit urban në Prishtinë, reagon ndërrmarja publike
Ndërmarrja publike komunale Trafiku Urban ka dhënë një sqarim lidhur me ndërprerjen e qarkullimit të autobusëve në të gjitha linjat e Prishtinës, duke theksuar se kjo ndodh për shkak të mungesës së pagave dhe karburantit. Rikthimi në funksion, sipas ndërmarrjes, do të bëhet vetëm pas alokimit të mjeteve të bllokuara.
Ky njoftim pason takimin e sotëm të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, me përfaqësues të transportit urban dhe Shoqatës së Transportuesve të Sektorit Privat, raporton KosovaPress.
Në takim u bë e ditur se nga e hëna do të ndalet transporti publik në kryeqytet për shkak të bllokimit të buxhetit komunal nga Ministria e Financave.
Trafiku Urban ka paralajmëruar se qarkullimi i linjave do të rifillojë vetëm pasi Ministria e Financave të lëshojë mjetet që i mundësojnë Komunës së Prishtinës të shlyejë obligimet financiare ndaj ndërmarrjes.
“Gjatë ditëve të fundit jeni njoftuar për vështirësitë financiare me të cilat po përballet ndërmarrja. Si pasojë e këtyre vështirësive dhe mungesës së karburantit, përkundër vullnetit tonë, jemi të detyruar të ndërpresim qarkullimin e të gjitha linjave të Trafikut Urban, duke filluar nga e hëna, 24.11.2025. Qarkullimi do të rifillojë menjëherë pas lëshimit të mjeteve nga Ministria e Financave, të cilat i mundësojnë Komunës së Prishtinës të shlyejë obligimet e saj financiare ndaj ndërmarrjes. Dëshirojmë të sqarojmë se ndërmarrja ka bilanc pozitiv dhe stabilitet financiar; megjithatë, vonesat e Komunës së Prishtinës në shlyerjen e obligimeve ndaj nesh kanë krijuar këtë situatë të paqëndrueshme”, thuhet në njoftim.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta