Plani i paqes me 28 pika, sa territor mund të humbasë Ukraina dhe sa mund të fitojë

23 Nëntor 2025 | 16:03

Zbatimi i planit amerikan për paqe në formën aktuale mund të rezultojë që Rusia të fitojë një territor pothuaj sa madhësinë e Luksemburgut pa pasur nevojë të luftojë për të, sipas llogaritjeve të agjencisë franceze AFP bazuar në të dhënat e Institutit për Studimin e Luftës (ISW).

Sipas iniciativës amerikane, e cila i është treguar AFP?së, parashikohet që ushtria ukrainase të tërhiqet nga territoret që ende kontrollon, gjë që do t’i sillte Moskës një fitore neto prej rreth 2.300 km², një sipërfaqe thuajse e barabartë me Luksemburgun (2.590 km²).

Sipas planit, Ukraina do t’i dorëzojë afro 5.000 km² në rajonin e Donetskut dhe 45 km² në rajonin e Luhanskut.

Në këmbim, Rusia do t’i kthejë Ukrainës gati 2.000 km² në rajonin e Kharkivit, 450 km² në rajonin e Dnipropetrovskut, 300 km² në rajonin e Sumes dhe 20 km² në rajonin e Chernigovit.

Në përfundim, plani që Shtetet e Bashkuara propozojnë do të nënkuptonte dorëzimin e 20% të territorit ukrainas, për të marrë mbrapsht më pak se 0,5 për qind sipas AFP-së. Ndryshe, Ukraina ka pranuar një plan të paqes të hartuar nga amerikanët, i cili po kritikohet gjerësisht prej evropianëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026