Tre sudanezët e identifikuar nga Euronews Albania, raportohen se u akomoduan
Tre të rinjtët nga Sudani, të cilët u filmuan nga kamerat e Euronews Albania në kushte të vështira në fshatin Dardhë të Korçës, janë gjetur në rrugën kryesore nga policia e juglindjes. Autoritetet kanë bërë menjëherë transportimin e tyre drejt kampit të refugjatëve në Kapshticë.
Sipas informacioneve zyrtare të dhëna nga Policia Kufitare e Korçës, bëhet me dije se të rinjtë janë trajtuar me veshje, ushqim dhe ngrohje, pasi u konstatuan në gjendje të rënduar fizike.
Pas intervistimit nga Policia Kufitare dhe forcat e FRONTEX-it, të tre do të dërgohen drejt Tiranës, në një qendër sociale.
Në një lidhje telefonike për Euronews Albania, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka konfirmuar se të rinjtë do të trajtohen me dinjitet dhe në përputhje me të gjitha procedurat ligjore.
View this post on Instagram
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta