Izraeli vret komandantin kryesor të Hezbollahut në një sulm ndaj Libanit

24 Nëntor 2025 | 08:37

Ushtria izraelite ka vrarë një anëtar të lartë të grupit militant Hezbollah në një sulm ajror në periferitë jugore të kryeqytetit libanez, Bejrut, pavarësisht një armëpushimi.

Ai është identifikuar si Haitham Ali al-Tabtabai, shefi i shtabit të Hezbollahut, veteran i grupit i cili kishte mbajtur një sërë pozicionesh të larta.

Ministria e shëndetësisë e Libanit tha se të paktën pesë persona u vranë dhe 28 të tjerë u plagosën në sulmin, i cili goditi një ndërtesë apartamentesh në lagjen Dahieh.

Hezbollahu konfirmoi vdekjen e Tabtabait, duke shtuar se Izraeli kishte kaluar një “vijë të kuqe” duke kryer sulmin.

Ndërkohë, ky sulm është sulmi i pari i Izraelit në Bejrutin jugor prej disa muajsh.

Kjo vjen ndërsa Izraeli ka përshkallëzuar fushatën e tij ndaj njerëzve  që thotë se janë të lidhura me Hezbollahun, pavarësisht një armëpushimi të ndërmjetësuar nga SHBA dhe Franca që hyri në fuqi nëntorin e kaluar.

Zyrtarët izraelitë thonë se Hezbollahu është përpjekur të rindërtojë aftësitë e tij ushtarake, ndërsa po kontrabandon armë në Liban dhe po rrit prodhimin e dronëve.

Në një deklaratë pas sulmit, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha:

“Nën udhëheqjen time, shteti i Izraelit nuk do ta lejojë Hezbollahun të rindërtojë pushtetin e tij dhe ne nuk do ta lejojmë atë të përbëjë përsëri një kërcënim”.

Ai tha se priste që qeveria libaneze “të përmbushte angazhimin e saj për të çarmatosur Hezbollahun”.

LEXONI GJTIHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026