Izraeli sulmon Libanin, 13 persona të vdekur

19 Nëntor 2025 | 07:39

Ushtria izraelite ka konfirmuar se ka kryer një sulm ajror ndaj kampit palestinez të refugjatëve Ain al-Hilweh, pranë qytetit bregdetar libanez Sidon.

Në deklaratën e saj, ushtria izraelite pretendoi se kishte goditur një qendër stërvitore të Hamasit.

Ky sulm përbën një rast të rrallë të një sulmi izraelit ndaj Hamasit në Liban. Në muajin korrik, një komandant i lartë i Hamasit u vra në një sulm në Tripoli, dhe para kësaj, në maj, një tjetër komandant i grupit u vra në Sidon.

Izraeli po kryen sulme sistematike në jug të Libanit, por edhe në zona të tjera, duke pretenduar se po lufton kundër Hezbollahut dhe duke shkelur armëpushimin e arritur vitin e kaluar.

Një punëtor komunal libanez u vra në një sulm tjetër të martën në Libanin jugor. Al-Manar raportoi për një sulm izraelit me dron ndaj një automjeti të tipit Rapid në qytetin jugor Bint Jbeil.

Ndërkohë, Ministria libaneze e Shëndetësisë njoftoi se një person ka humbur jetën në sulmin në Bint Jbeil.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bombë me sahat? Plakja e popullsisë së Evropës sjell sfida

Sot ka 450.6 milionë njerëz, por studiuesit thonë se kjo shifër do të arrijë kulmin në 453.3 milionë në vitin 2029, përpara një rënieje të...
16:45 | 14/07/2026

META paditet në SHBA! Ish-punonjësit pretendojnë se AI u përdor për të përzgjedhur punonjës me probleme shëndetësore për pushime nga puna

Një grup prej 26 ish-punonjësish të Meta Platforms ka ngritur një padi në një gjykatë federale në Oakland, Kaliforni, duke akuzuar kompaninë se ka përdorur...
16:36 | 14/07/2026

Si Irani dhe Omani pretendojnë për të drejta mbi Ngushticën e Hormuzit?

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike, IRGC e Iranit njoftoi gjatë fundjavës se kishte mbyllur Ngushticën e Hormuzit, pasi qëlloi një të shtënë paralajmëruese ndaj një anijeje...
16:31 | 14/07/2026