Sulm izraelit në Liban, vritet një anëtar i lartë i Hezbollahut
Një dron i Forcave Ajrore Izraelite goditi një automjet pranë qytetit Saida në Libanin jugor, duke vrarë Samir Ali Fakih, një figurë e lartë në lëvizjen shiite Hezbollah, raportuan mediat vendase këtë të hënë.
Sipas raportit, droni qëlloi drejt makinës në autostradën jugore midis As-Sarafand dhe Al-Baisariyah. Fakih vdiq në vend nga plagët e marra, ndërsa një ushtari që e shoqëronte u dërgua në spital.
Fakih drejtonte shoqatën bamirëse “Shërbëtorët e Imam Huseinit”, siaps autoriteteve vendase.
Më 9 nëntor, dronët izraelitë vranë dy anëtarë të Hezbollahut, përfshirë një inxhinier të përfshirë në rindërtimin e infrastrukturës ushtarake të organizatës në zonën Houmine El Faouqa.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit, pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit, Izraeli ka kryer më shumë se 5,000 sulme në territorin libanez që nga fillimi i vitit. Sulmet dhe granatimet kanë vrarë 309 persona dhe kanë plagosur 598 të tjerë.
LEXONI GJITHASHTU:
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
Shpërthen tuberkulozi në burgun federal të emigracionit në Kolorado, sëmuren 12 të burgosur
Kuvajti aktivizon mbrojtjen ajrore, ushtria: Po sulmojmë objektivat armiqësore
- 18:16 BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 18:08 Shpërthen tuberkulozi në burgun federal të emigracionit në Kolorado, sëmuren 12 të burgosur
- 18:07 Kuvajti aktivizon mbrojtjen ajrore, ushtria: Po sulmojmë objektivat armiqësore
- 18:03 Ambasada ruse në Hagë: BE-ja po përgatit hapur një konflikt në shkallë të gjerë me Rusinë
- 17:57 Vrasja e emigrantëve meksikanë nga agjentët e ICE, Sheinbaum: Do të paraqesim padi penale
- 17:46 Starmer, kryeministri i parë i Mbretërisë së Bashkuar që merr medaljen “Legion d’Honneur” të Francës