Ushtria izraelite shkarkon 3 gjeneralë për sulmin e 7 tetorit

24 Nëntor 2025 | 11:12

Shefi i ushtrisë izraelite, Eyal Zamir, njoftoi të dielën shkarkimin e tre gjeneralëve dhe masa disiplinore kundër disa oficerëve të lartë për shkak të dështimit të tyre për të parandaluar sulmet e tetorit 2023 nga Hamasi.

Lista e gjeneralëve të shkarkuar përfshin tre komandantë divizionesh, njëri prej të cilëve në atë kohë shërbente si shef i inteligjencës ushtarake.

Në deklaratën thuhet se të tre gjeneralët mbajnë përgjegjësi personale për dështimin e forcave të armatosura për të parandaluar sulmin e nisur nga Hamasi nga Rripi i Gazës.

Sakaq, shkarkimi vjen pasi të tre kishin dhënë dorëheqjen nga postet e tyre.

U njoftuan gjithashtu masa disiplinore kundër kreut të forcave detare dhe ajrore, së bashku me masa kundër katër gjeneralëve të tjerë dhe disa oficerëve të lartë.

Disa nga zyrtarët e lartë të ushtrisë në fjalë u thirrën të dielën për takime me shefin e ushtrisë, ku iu prezantuan vendimet e marra në lidhje me sjelljen e tyre dhe masat disiplinore të marra kundër tyre, duke filluar nga shkarkimi nga puna deri te qortimet formale ose personale, sipas të përditshmes izraelite Haaretz.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026