Izraeli vret komandantin kryesor të Hezbollahut në një sulm ndaj Libanit

24 Nëntor 2025 | 08:37

Ushtria izraelite ka vrarë një anëtar të lartë të grupit militant Hezbollah në një sulm ajror në periferitë jugore të kryeqytetit libanez, Bejrut, pavarësisht një armëpushimi.

Ai është identifikuar si Haitham Ali al-Tabtabai, shefi i shtabit të Hezbollahut, veteran i grupit i cili kishte mbajtur një sërë pozicionesh të larta.

Ministria e shëndetësisë e Libanit tha se të paktën pesë persona u vranë dhe 28 të tjerë u plagosën në sulmin, i cili goditi një ndërtesë apartamentesh në lagjen Dahieh.

Hezbollahu konfirmoi vdekjen e Tabtabait, duke shtuar se Izraeli kishte kaluar një “vijë të kuqe” duke kryer sulmin.

Ndërkohë, ky sulm është sulmi i pari i Izraelit në Bejrutin jugor prej disa muajsh.

Kjo vjen ndërsa Izraeli ka përshkallëzuar fushatën e tij ndaj njerëzve  që thotë se janë të lidhura me Hezbollahun, pavarësisht një armëpushimi të ndërmjetësuar nga SHBA dhe Franca që hyri në fuqi nëntorin e kaluar.

Zyrtarët izraelitë thonë se Hezbollahu është përpjekur të rindërtojë aftësitë e tij ushtarake, ndërsa po kontrabandon armë në Liban dhe po rrit prodhimin e dronëve.

Në një deklaratë pas sulmit, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha:

“Nën udhëheqjen time, shteti i Izraelit nuk do ta lejojë Hezbollahun të rindërtojë pushtetin e tij dhe ne nuk do ta lejojmë atë të përbëjë përsëri një kërcënim”.

Ai tha se priste që qeveria libaneze “të përmbushte angazhimin e saj për të çarmatosur Hezbollahun”.

LEXONI GJTIHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmohemi do të jetë një ngjarje ndryshe, shumë më e fuqishme

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu paralajmëroi Iranin të martën se një sulm i ri do të jetë më i fortë nëse Izraeli sulmohet ndërsa armëpushimi SHBA-Iran...
16:08 | 14/07/2026

Operacioni i fshehtë ‘Maçoku me çizme’ për Teheranin! Si do të përdoreshin kurdët për ndryshimin e regjimit

Detaje të një plani të dyshuar sekret për përmbysjen e regjimit iranian, i hartuar nga shërbimi izraelit i inteligjencës Mossad, janë publikuar nga televizioni izraelit...
16:05 | 14/07/2026

Nëntë të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, mes tyre dhe një fëmijë 10-vjeçar

Të paktën nëntë palestinezë, përfshirë një djalë 10-vjeçar dhe një oficer të lartë policie të Hamasit , u vranë nga zjarri izraelit në Rripin e...
16:02 | 14/07/2026