Protesta e transportit publik në Prishtinë, Përparim Rama: Qeveria po i mban peng

24 Nëntor 2025 | 11:59

Sindikata e transportit publik në Prishtinë kanë dalë në protestë këtë hënë pas vendimit për të pezulluar të gjitha linjat për shkak të mospagesës nga komuna. Atyre iu janë bashkuar edhe punonjësit e “Trafikut Urban” dhe kërkojnë zgjidhje për problemet e vazhdueshme me pagesat.

Protestës i është bashkuar edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka shprehur mbështetje për kërkesat e transportuesve duke kërkuar ndërhyrjen e qeverisë për të zgjidhur krizën financiare që po ndikon edhe në funksionimin e transportit publik në kryeqytet.

“Më vjen shumë keq se në çfarë niveli na ka sjellë kjo qeveri me bllokadë dhe e ndjej shumë për të gjithë këta punëtorë këtu që janë të papaguar për punën që e keni bërë për gjithë këta muaj për me i shërbyer qytetarëve të kryeqytetit, përkundër sabotazheve, bllokadave.

E di që edhe ne, sikur ju, sikur me pas rrogën tënde në bankë, e një zyrtar i bankës atje mos me t’i lëshura paret. Kështu edhe qeveria po bën ndaj komunës. Paratë tona, të cilat i kemi të gatshme, nuk po na i lëshon për me i kry detyrimet tona ndaj jush. Prandaj, problemi është atje”, tha Rama.

Transportuesit privatë kërkojnë që Qeveria të sigurojë fondet e nevojshme dhe të rregullojë pagesat e vonuara, ndërkohë që protestuesit kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë veprimet e tyre derisa të ketë një përgjigje konkrete nga institucionet. Problemet me pagesat e shërbimeve në Komunën e Prishtinës kanë ardhur si pasojë e mosmiratimit të buxhetit të komunës.

Ndërkohë, edhe punonjësit e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) kanë hyrë sot në grevë për shkak të mosmarrjes së pagave. Sindikata e Punëtorëve të RTK-së ka njoftuar se greva do të zhvillohet çdo ditë nga ora 11:00 deri në 13:00, me pezullimin e punëve në të gjitha sektorët e institucionit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026