Kurti takim me kongresmenët amerikanë, Mike Turner dhe Donald Norcross

24 Nëntor 2025 | 13:23

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur këtë të hënë një delegacion të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përbërë nga kongresmeni republikan Mike Turner dhe kongresmeni demokrat Donald Norcross. Ata janë pjesë e Asamblesë Parlamentare të NATO-s dhe të Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve dhe kanë luajtur rol të rëndësishëm në angazhimin ushtarak të ShBA-së në lidhje me NATO-n dhe më gjerë.

Temë e bisedimeve mësohet se ishte fuqizimi i marrëdhënieve Kosovë–SHBA, me theks të veçantë në fushën e mbrojtjes. Kurti njoftoi se në katër vitet e fundit mbi 1000 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë marrë pjesë në trajnime në programe ushtarake të ShBA-së, përfshirë edukimin ushtarak në West Point dhe U.S. Army War College.

Gjithashtu, Kosova ka mirëpritur tre edicione radhazi të ushtrimeve ushtarake Defender Europe.  Sa i përket investimeve dhe kapaciteteve mbrojtëse, kryeministri veçoi prokurimin e pajisjeve ushtarake amerikane, përfshirë edhe sistemeve anti-tank Javelin.

Ai shtoi se Kosova ka nënshkruar gjithashtu Marrëveshjen për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar dhe CISMOA, duke u bërë vendi i 33-të në botë me këtë status të besueshëm. Kurti u shpreh se Kosova mbetet e palëkundur në orientimin e saj euro-atlantik dhe synimin për anëtarësim në NATO dhe BE, jo vetëm si përfituese nga ombrella e sigurisë, por edhe si kontribuuese në paqen dhe sigurinë në kontinentin evropian.

Gjatë takimit u diskutua edhe për mundësitë e bashkëpunimit në rrafshin ekonomik, sidomos në fushën e energjisë dhe të teknologjisë, por edhe në projekte të mëdha infrastrukturore që parashihen të realizohen, si ato në transportin hekurudhor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026