Plani i Trump, ushtarët ukrainas: I turpshëm, nuk do ta mbështesë askush!

24 Nëntor 2025 | 16:49

Ushtarët ukrainas që janë në vijën e frontit kanë pasur reagime të ndryshme sa i takon planit amerikan për paqen. Të pyetur nga BBC, disa prej tyre janë shprehur të zemëruar, ndërsa të tjerë të dorëzuar.

Pyetësori i rrjetit informativ britanik u realizua përmes rrjeteve sociale dhe postës elektronike, pas publikimit të detajeve të planit javën e kaluar.

Që prej atëherë, negociatorët amerikanë dhe ata ukrainas kanë punuar për ndryshimin e disa prej propozimeve, për të arritur më pas tek e ashtuquajtura “korniza e paqes”.

Sa i takon planit origjinal, Yaroslav, ushtar që vepron në lindje të Ukrainës, ka thënë: “Është një plan kot… askush nuk do ta mbështesë atë”.

Edhe një mjek ushtarak, i identifikuar si Shtutser, e ka hedhur poshtë. “Është një draft i turpshëm, që nuk e meriton vëmendjen tonë”, ka thënë ai.

Por një ushtar tjetër, i prezantuar me pseudonimin Gjarpri ka pasur një mendim tjetër. “Është koha të bihet dakord për diçka”, ka thënë ai.

Shtetet e Bashkuara i prezantuan propozimet për paqen në një kohë kur Rusia po avancon në fushën e betejës. Përgjatë muajit të kaluar, Ukraina humbi plot 450 kilometra katrorë territor.

Aktualisht, Kievi kontrollon rreth 15 për qind të rajonit të Donbasit, zona lindore e Ukrainës që përfshin Luhanskun dhe Donjeckun, zaptimi i të cilit është një prioritet kyç për Rusinë.

Por plani origjinal amerikan propozon që Ukraina t’ia japë të gjithë rajonin Moskës, përfshirë ato zona që trupat vendase i kanë mbrojtur me sukses në thuajse 4 vjet luftë.

“Le t’i marrin. Nuk ka mbetur më askush në qytetet dhe fshatrat e zonës. Ne nuk po luftojmë për njerëzit, por për tokën dhe po humbasim njerëz”, ka thënë më tej ushtari me pseudonimin Gjarpri.

“Ne mund të mos duam ta dorëzojmë, por nuk do të jemi në gjendje ta mbajmë më tej me forcën tonë ushtarake”, ka thënë një tjetër ushtar, i quajtur Andrii.

Ukraina e mbron rajonin që prej vitit 2014, kur Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë dhe mercenarët e Kremlinit disa pjesë të Donbasit.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja

Më shumë se 5,300 njerëz janë konfirmuar të kenë vdekur nga tërmetet dhe më shumë se 16,500 të tjerë janë plagosur, sipas një numri të...
10:17 | 24/07/2026

Tentohet të vidhet një bankë në Gjermani, vritet një punonjës gjatë pengmarrjes. Arrestohet 20-vjeçari autor i krimit

Një burrë ka vdekur në një incident pengmarrjeje në një degë banke në Regensburg, Bavari, në Gjermaninë jugore. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar pas...
10:03 | 24/07/2026

Riorganizim në qeverinë gjermane, Merz ndryshon kabinetin dhe shkarkon Ministrin e Transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz njoftoi  të premten, se Nina Warken do të marrë detyrën si drejtuese e kancelarisë së tij, pas lëvizjes së Torsten Frei...
09:41 | 24/07/2026