Në 10 muaj arka e shtetit mblodhi 628 miliardë lekë, rritje vjetore 6%

24 Nëntor 2025 | 16:55

Të ardhurat totale arritën në rreth 628 miliardë lekë në 10-mujorin e vitit 2025, ndërsa shpenzimet e përgjithshme publike arritën në rreth 579 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u mblodhën rreth 38 miliardë lekë më shumë.

Të ardhura doganore nga janari në tetor ishin 200 mld lekë, një shifër që rezulton rreth 5% më e lartë se vjet, ndërkohë, të ardhurat nga taksat ishin 39 miliardë lekë.

Sa i përket shpenzimeve publike, shuma e ekzekutuar është 12% më e madhe se vitin e kaluar dhe në terma vjetorë, u realizuan në masën 70 % të planit vjetor. Një përqindje e tillë, tregon se qeveria dhe njësitë vendore nuk po arrijnë t’i shpërndajnë paratë në mënyrë uniforme, duke lënë për 2-mujorin e fundit 30% të  parave si zë për shpenzime publike.

Në raportin mes të ardhurave dhe shpenzimeve, niveli i suficitit rezultoi 49 miliardë lekë ose 30% më i ulët se vitin e kaluar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026